Një 53-vjeçare shqiptare në Greqi ka përjetuar momente tmerri, pasi është sulmuar nga pronari i një apartamenti në Petralonë, me origjinë shqiptare, i cili tentoi ta përdhunonte.
Ajo kishte shkruar në shtëpinë e tij për të punuar si pastruese, por përjetoi makthin.
“Tentoi të më griste rrobat në vend, duke më tërhequr me forcë për të më përdhunuar. Kisha forcë dhe rezistova”, thotë ajo për mediat greke.
Ajo tregon se ka arritur t’i shpëtojë nga duart 53-vjeçarit. Ai filloi ta godiste me grusht në fytyrë kur ajo tentoi të largohej, duke u përpjekur të thërriste për ndihmë.
“Dola nga shtëpia. Shkova në spital pastaj erdhi një ambulancë më mori dhe më çoi në spital. Kam bërë disa qepje, jo shumë, dy qepje në buzë. Shkova për të pastruar shtëpinë dhe për pak rashë viktimë e përdhunimit. Dhe pse; Për 20 €”, tregon ajo.
Top Channel