Kush është Mohammad Mokhber që do zërë vendin e presidentit Ebrahim Raisi? Ja çfarë thotë kushtetuta iraniane

20/05/2024 08:23

Personi në radhë në presidencë për t’i zënë vendin Ebrahim Raisit i cili humbi jetën gjatë një rrëzimi me helikopter, është Mohammad Mokhber.

Sipas kushtetutës iraniane, në rast të vdekjes ose paaftësisë së presidentit, zëvendëspresidenti i parë do të marrë përsipër funksionet e presidentit derisa të mbahen zgjedhjet brenda një periudhe maksimale prej 50 ditësh.

Ndryshe nga vendet e tjera, zëvendëspresidenti i parë i Iranit është një pozicion i emëruar, jo i zgjedhur. Nënkryetari mori disa nga kompetencat e kryeministrit pasi posti u hoq në 1989.

Ka disa nënkryetarë të emëruar që shërbejnë njëkohësisht në Iran, dhe ata kryesisht punojnë si anëtarë të kabinetit. Por zyra që mban Mokhber konsiderohet e para mes të barabartëve.

Raisi emëroi Mokhber si nënkryetarin e tij të parë në gusht 2021 menjëherë pas marrjes së detyrës. Ai është personi i shtatë që shërben në atë rol që nga rishikimi i kushtetutës së vendit.

Para emërimit të tij si zëvendëspresident, Mokhber shërbeu për 14 vjet si kreu i Setad të Iranit, një konglomerat i fuqishëm ekonomik i fokusuar kryesisht në kauza bamirësie.

Organizata, e cila është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të liderit suprem iranian, vlerësohet të jetë me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, sipas një hetimi të Reuters.

Nën mbikëqyrjen e Mokhber, SETAD zhvilloi vaksinën e koronavirusit të Iranit, Coviran Barekat, në kulmin e pandemisë Covid-19. Por efektiviteti i vaksinës është vënë në pikëpyetje, me raporte të njerëzve që vuajnë nga reagime të rënda mjekësore pas marrjes së saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA