Emri/ I akuzuar për shpërdorim detyre, pezullohet nga puna nënkomisari në Vlorë! Nuk referonte materialet proceduriale në Prokurori 

20/05/2024 18:11

Një nënkomisar në Vlorë është pezulluar nga detyra si OPGJ në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Gjirokastër, për “pezullim detyre”.

Mazar Qejvani ishte nën hetim disa mujor nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Sot është ekzekutuar vendimi i Gjykatës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të Policisë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësi i Policisë në kohën kur ishte me detyrë në DVP Vlorë, nuk referonte materialet proceduriale në Prokurori për raste aksidentesh me pasoja të rënda, duke konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Vijojnë hetimet për raste të tjera të veprimeve të paligjshme të kryera nga ky punonjës policie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA