Zhdukja e helikopterit të presidentit të Iranit, ja vendet që kanë ofruar ndihmë

19/05/2024 22:52

Zhdukja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, ka vënë në lëvizje autoritetet, ndërkohë ka pasur edhe reagime ndërkombëtare.

-Rusia, Azerbajxhani, Armenia dhe Iraku kanë ofruar të ndihmojnë përpjekjet e shpëtimit për të gjetur helikopterin;

-Rusia ofroi gjithashtu ndihmë për hetimin e shkakut të rrëzimit;

-Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë ofruar mbështetje dhe thonë se qëndrojnë në krah të Iranit;

-Turqia dërgoi një ekip shpëtimi malor në Iran dhe më herët, presidenti turk Tayip Erdogan tha se ishte i pikëlluar nga aksidenti: “Shpresoj të marr lajme të mira nga Raisi dhe delegacioni i tij sa më shpejt të jetë e mundur”;

-Presidenti amerikan Joe Biden është informuar për incidentin, sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë;

-Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, po ndjek përditësimet mbi rrëzimin. “Ai shpreson për sigurinë e presidentit dhe rrethit të tij,” tha një zëdhënës i OKB-së në një deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA