Vodhi automjetin në Paskuqan dhe shkaktoi aksident gjatë tentativës për t’u larguar, bie në pranga “skifteri”

19/05/2024 14:38

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, me inicialet N. Ch., banues në Korfuz, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, më datë 19.05.2024, rreth orës 02:00, në Paskuqan 2, në një parkim privat, ka vjedhur një automjet tip kamionçinë, dhe gjatë tentativës për tu larguar është përplasur me disa automjete të parkuara.

Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA