Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Lushnjë, ku babai plagosi rëndë të bijën dhe më pas vrau veten.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar më tepër detaje nga ky krim në familje, teksa theksojnë se nuk u ka shfaqur asnjë shenjë për probleme.
“Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë.
Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”, thana fqinjët e familjes ku ndodhi ngjarja.
Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi, raporton se vajza kishte qenë në emigrim në shtetin e Gjermanisë. Ajo prej kohësh jetonte me qira në Tiranë. Fëmijët e mitur jetonin me babain e tyre që pas divorcit.
Top Channel