U bënë nervozë sapo u ndaluan nga karabinierët, pranga shqiptarit dhe partneres ukrainase në Itali! Shisnin drogë në rrugët e Milanos
19/05/2024 18:56
Një shqiptar dhe partnerja e tij ukrainase janë arrestuar nga karabinierët në Itali pasi u kapën me lëndë narkotike.
Bëhet fjalë për një 54 vjeçar shqiptar dhe një 47 vjeçare ukraianse të cilët shfaqën shenja nervozizmi pasi u ndaluan nga karabinierët dhe më vonë u zbulua se nuk kishin dokumenta qëndrimi në Itali.
Gjatë kontrollit të rastësishëm që policia bëri ndaj tyre në një rrugë të Milanos, çiftit iu gjet 60 gramë ketaminë (lëndë narkotike që ka efekte psikoaktive) dhe një sasi kanabisi.
Çifti kishte me vete edhe 760 euro cash që dyshohet se i kishin siguruar nga veprimtaria e shitjes së lëndëve narkotike.
Top Channel