“Njerëzit më të nderuar këtu në lagje”/ Fqinji i viktimës: U habitëm se nuk dëgjuam as krismën

19/05/2024 17:13

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Lushnjë, ku babai plagosi rëndë të bijën dhe më pas vrau veten.

Fqinji deklaroi se ishin një familje e nderuar, për të cilën nuk kishin dëgjuar të kishin probleme.

“Njerëzit më të nderuar këtu në lagje. Ne i mbajmë për më të mirët. Vajza nuk e di a jetonte me ta. Viktima kishte tre fëmijë, dy djem dhe vajza. Nuk ka pasur problem të shëndetit mendor. Vinte gjithmonë këtu tek ne. Ne u habitëm. Nuk dëgjuam as krismën. Vetëm kur erdhi ambulanca. Familje shumë e nderuar. Ata kanë 40 vite që kanë ardhur këtu”, tha fqinji i viktimës.

Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi, raporton se vajza kishte qenë në emigrim në shtetin e Gjermanisë. Ajo prej kohësh jetonte me qira në Tiranë. Fëmijët e mitur jetonin me babain e tyre që pas divorcit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA