Megaoperacioni i SPAK dhe goditja e grupeve kriminale/ GJKKO lë në burg 9 të arrestuarit, çfarë pretendojnë avokatët

19/05/2024 15:26

GJKKO ka lënë në burg të arrestuarit në sajë të megaoperacionit të SPAK, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli dhe Blerim Abazi.

Top Channel mëson se dosja ishte voluminoze, prej 240 faqesh. Avokatët kërkuan që arrestimi të cilësohej i paligjshëm duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt është kodi që shërben për përdorimin e SkyEcc.

“Të dyshuarit kundërshtuan masën. Provat në legjislacionin shqiptar janë të pavlefshme”, u shprehën ata.

Në materialet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarave që u përkasin grupeve kriminale ku flasin dhe dakordësohen për ngjarje kriminale. Përgjimet janë ndarë në 20 fashikuj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA