26/12 21:56
Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit arrin tashmë në ditën e 226-të. Një spital i Gazës raporton se pas një sulmi izraelit, mbetën të vdekur 20 njerëz në Nouseirat.
Ndërkohë, ministri i kabinetit të luftës , Gantz, iu drejtuar me ultimatum Netanyahut, duke kërkuar “një plan veprimi për Gazën deri më 8 qershor”.
Ndryshe, paralajmëron ai, “do të largohemi nga qeveria”.
“Ndërsa luftëtarët tanë heroikë luftojnë për të shkatërruar batalionet fundamentaliste në Rafah, Gantz zgjedh të më lëshojë një ultimatum”, përgjigjet kryeministri izraelit.
Sipas UNRWA, të paktën 800 mijë njerëz janë larguar nga Rafah që prej nisjes së sulmeve.
Top Channel