Kapen mat 4 shqiptarë në Itali/ Shisnin lëndë narkotike pranë një stacioni treni, policia gjen kokainë dhe kanabis

19/05/2024 08:55

Katër shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi u kapën me lëndë narkotike.

Karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të këtyre shtetasve pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico. Për pasojë, ushtruan kontroll në makinën e tyre, zbuluan një pako me mbi 330 gramë kokainë.

Më pas edhe nga kontrolli i ushtruar në banesat e shqiptarëve në provincat e Firences dhe Arezzo-s, u gjetën sasi të tjera hashash dhe marihuanë, peshore precize dhe materiale paketimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA