I grisi rrobat dhe e goditi, arrestohet 53 vjeçari nga Durrësi që tentoi të përdhunonte pastruesen greke (EMRI)
19/05/2024 21:15
Një 53 vjecar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë greke i akuzuar për veprat penale “tentativë përdhunimi” dhe “plagosje e lehtë”.
Ngjarja ka ndodhur dje (18 maj) rreth orës 18.00 në banesën e të dyshuarit në rrugën “Kalirois” .
Aty kishte shkuar për te pastruar një 53 vjecare greke, kur shtetasi shqiptar Përparim Haxhiraj, ka tentuar t’i grisë rrobat me qëllim përdhunimin dhe kur ha hasur në rezistencën e saj, e ka dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e ka nxjerrë jashtë banesës.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat vunë në pranga 53 vjecarin shqiptar, ndërkohë që kanë transportuar në spital shtetasen greke.
Top Channel