Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë mashtrimi me TVSh që kryenin 3 subjekte duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 53 mln lekësh.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Serxho Mahmutaj, i cili ishte në krye të skemës së mashtrimit, ndërsa detyrim paraqitjeje është vendosur për tre të tjerë, Zenel Ruzaj , Endi Stafa dhe Panajot Kristo.
Ideatori i skemës Serxho Mahmutaj kishte përdorur emrat e këtyre 3 personave për të regjistruar subjektet dhe çdo veprim e ka kryer në emër të tyre. Skema e mashtrimit është zbuluar pas një hetimi disa mujor, ku u zbulua se 3 subjekte tregtare u krijuan për të kryer importet në favor të tregtarëve të ndryshëm, që këta të fundit ta marrin produktin pa faturë.
Këto shoqëri objekt hetimi, kanë funksionuar si ‘nipte shëtitës’ dhe personat (tregtarë) që fshihen pas këtij aktiviteti përfitojnë të ardhura duke mos deklaruar xhiron reale, shmangur detyrimet tatimore dhe duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 53.000.000 lekësh.
Prokuroria po heton dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë.
Top Channel