Bisedime për armëpushim në Gaza, këshilltari amerikan vizitë në Izrael

19/05/2024 17:39

Sullivan këshilltari amerikan në Izrael për bisedimet e armëpushim në Gaza.

Këshilltari i presidentit Joe Biden, amerikan për sigurinë kombëtare, po zhvillon bisedime në Izrael për të siguruar një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

Jake Sullivan u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu këtë të dielë.

Sullivan pritet të shtyjë Izraelin që të shmangë një sulm në shkallë të plotë në qytetin e Rafahut, kjo sipas deklaratës së dhënë nga një zyrtar izraelit.

SHBA mori një njoftim pak ditë më parë për të ndaluar furnizimin me disa armë, nëse Izraeli fillon një ofensivë të madhe tokësore në qytet.

Gjatë ditës së sotme apitali i Martirëve Al-Aksa në Gaza njoftoi se të paktën 20 njerëz u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me raketa në kampin e refugjatëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA