SPAK ka zbardhur disa prej ngjarjeve të bujshme në vend, ndërsa goditi 7 grupe kriminale.
Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka.
Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.
Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj kontakton shtetasin Viktor Imeri cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndokën realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bamit etj.
20 persona ranë në pranga gjatë megaoperacionit të SPAK të organizuar në disa qytete të vendit, nga 50 urdhër arreste të lëshuara nga GJKKO.
Nga këto urdhër arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku në Itali janë arrestuar 2 persona, në Gjermani një person, në Spanjë një person dhe në Belgjikë dy persona të përfshirë në ngjarje kriminale.
7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen u goditën gjatë këtij megaoperacioni, ndërsa u lëshuan 43 urdhër arreste.
Mbi 4.5 milion euro pasuri janë sekuestruar gjatë megaoperacionit. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2.996.760 Euro cash; sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta; ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro; armë zjarri; targa të përshtatura automjetesh; automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro); sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.
Top Channel