Si do të votojnë emigrantët?/ Kreu i KQZ ka gati formulën e kompromisit: Regjistrim online edhe për ata pa leje qëndrimi

18/05/2024 20:41

Kreu i komisionit qendror të zgjedhjeve ka një formulë kompromisi për çuar drejt zgjidhjes çështjen e votës së diasporës në një intervistë për Top Channel, Ilirjan Celibashi flet për mënyrën e regjistrimit të emigrantëve elektronikisht.

“Është e rëndësishme ta nisim këtë proces. Ndoshta, njëra  prej palëve, mund të tregoje një lloj tolerance me shume edhe duke mos qenë dakord me idenë e palës tjetër”, tha Celibashi.

Demokratët janë ulur me  një listë dëshirash në tryezën e dialogut te reformës zgjedhore, por socialistët nuk kanë bëre ende  asnjë lëshim. Komisioneri  Ilirjan Celibashi  ka gati formulën e kompromisit për çështjen më te nxehtë që ndan palët:  mënyra e regjistrimit te emigrantëve.

Të regjistrohen  nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një platforme apo sistemi që do ta ndërtoje ky institucion”, u shpreh Celibashi.

Krijimi i regjistrit të diasporës  propozohet te bëhet elektronikisht, në mënyrë që e drejta e votës ti garantohet  edhe emigrantëve pa leje qëndrimi.

Nëse t’i aplikon dhe thua unë jetoj ne Greqi por s’kam një adresë, mund ta bësh aplikimin për tu regjistruar nëpërmjet platformës elektronike te KQZ, e cila i ofron te gjitha garancitë mbi identitetin e atij që bën aplikimin. Ose nëpërmjet njohjes së fytyrës , shenjave të gishtërinjve, dërgimit të një mesazhi në telefon”, tha ai.

Ky sistem nxjerr jashtë loje e-albanian duke përmbushur një nga  kërkesat e opozitës. KQZ pas regjistrimit vë në lëvizje Drejtorinë e Gjendjes civile për pastrimin e listës së zgjedhësve.

Pa diskutim ky proces i identifikimit  duhet të përfundojë jo më vone se 60 dite përpara ditës së zgjedhjeve pasi do dihet te përgatitet lista e zgjedhësve”, u shpreh Celibashi.

Por, si do votojnë emigrantët? Socialistët mbështesin variantin e votimit me postë,  por demokratët nuk kanë besim tek ajo shqiptare.  KQZ  mbështet votimin përmes teknologjisë.

“Votuesi mund ta dërgojë fletën në KQZ  përmes  sistemit elektronik, por mund ta dërgojë dhe me postë. Për mua mënyra më e mirë do jetë ajo e dërgimit te fletës se votimit nëpërmjet aplikacionit online, Votimi  përmes postes veçmas kostove që janë më të mëdha sepse do paguash koston e dërgimit tw fletës se  votimit dhe kthimit mbrapsht te fletës ka dhe problemin që nuk votojnë ata që nuk kanë adresë”, u shpreh Celibashi.

Për  implementimin e votimit nga jashtë, do të kërkohet deri në 6 muaj kohë, kjo për shkak se sistemi ka disa risi elektorale, me kryesorja regjistrimi i diasporës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA