Qeveria amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë vigjilentë për shkak të sulmeve të mundshme terroriste kundër komunitetit LGBTI+ në mbarë botën.
“Për shkak të sulmeve të mundshme terroriste, protestave ose akteve të dhunës kundër qytetarëve dhe interesave amerikanë, Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë jashtë vendit që të tregojnë kujdes të shtuar ,” tha Departamenti i Shtetit i SHBA në një direktivë të sigurisë globale të lëshuar dje, të premten.
Në deklaratë Departamenti i Shtetit shton se është i vetëdijshëm për mundësinë e shtuar të dhunës ndaj komunitetit LGBTI+, të nxitur nga organizata të huaja terroriste.
Qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë në aktivitetet e tyre publike, rekomandon SHBA.
Top Channel