Presidenti radikal i Argjentinës pritet me protesta nga e majta në Spanjë (fotot)

18/05/2024 19:12
Dhjetra liderë të djathtë përfshi dhe presidentin argjentinas Javier Milei, do të mblidhen këtu në eventin Europa Viva 24

Një protestë e grupeve të majta spanjolle kundër ‘liderëve botërorë të së djathtës’ kishte mbledhur disa qindra demonstrues sot në Madrid, para sallës së Palacio de Vistalegre.

Dhjetra liderë të djathtë përfshi dhe presidentin argjentinas Javier Milei, do të mblidhen këtu në eventin Europa Viva 24, çka solli reagim nga lëvizjet liberale në  Madrid’.

Disa organizata liberale “progresiste” nga Madrid bënin thirrje kundër mobilizimit, duke e quajtur të djathtën “grumbullim ndërkombëtar i fashizmit”.

Në Spanjë është aktualisht në pushtet një koalicion socialist.

Manuela Sisti një pedagoge vendase e intervistuar nga rrjeti AFP, tha se e djathta nxit urrejtjen.

“Presidenti Milei në Argjentinë qeveris me anë të urrejtjes, siç bënte dhe gjatë fushatës. Urrejtja e tij e institucionalizuar është përhapur në praktikat e tij sociale”, tha Sisti.

“Qeveria e tij po kthen prapa të drejtat në Argjentinë po varfëron të varfrit me shkurtimet e shpenzimeve në arsim, shëndetësi e pensione. Ai i serviloset elitave, i mbështetur nga makineria e baltës që e quan veten media”./AFP/

FOTO GALERI
1/3
Një protestë e grupeve të majta spanjolle kundër ‘liderëve botërorë të së djathtës’ kishte mbledhur disa qindra demonstrues sot në Madrid

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA