Masakroi ish-bashkëshorten 10 herë me thikë dhe shkoi për të blerë birra, 50-vjeçari shqiptar duket i qetë (VIDEO)

18/05/2024 16:08

50-vjeçari shqiptar Eduart Denaj që vrau ish-bashkëshorten Enkelejndën, në orët e para të së enjtes, në një rrugë kryesore në Menidi të Greqisë, ka shkuar në një dyqan për të blerë birra, sië duket edhe nga videoja e siguruar nga Top Channel.

Më pas ai shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar.

Edhe para se ta vriste ai është parë duke hedhur disa shishe me birra në një kosh mbeturinash. Në gjendje të alkoolizuar, ai i vuri pritë poshtë shtëpisë ish-gruas së tij. Siç ka pranuar në polici, ai ka ditur lëvizjet e saj.

50-vjeçari iu afrua asaj dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë, duke e goditur më shumë se 10 herë. Në fund ai e la thikën të ngulur në trupin e saj të pajetë derisa mbërriti policia.

Ai pinte edhe gjatë kohës që ishte i martuar me 40-vjeçaren dhe pastaj e rrihte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA