Konsumoi mbidozë ilaçesh, përfundon në spital 46-vjeçarja në Fier
18/05/2024 11:27
Një 46-vjeçare në Fier është ka përfunduar sot në spitalin rajonal të Fierit, për shkak se ka konsumuar mbidozë ilaçesh.
“Rreth orës 11:00, në spitalin rajonal të Fierit, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja M. S., 46 vjeçe, banuese në Fier, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve”-njofton policia.
Ende nuk dihet nëse ilaçet mbidozë i ka konsumuar nga pakujdesia apo në tentativë për të lënduar veten,
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Top Channel