Anëtarët e Urdhrit të Psikologut zhvillojnë zgjedhjet për president të ri

18/05/2024 13:07

Anëtarët e Urdhrit të Psikologut kanë zhvilluar zgjedhjet për presidentit e ri njëkohësisht edhe për të rikonfirmuar shkarkimin e presidentit të mëparshëm.

Sipas anëtarëve dhe përfaqësuesve të këtij urdhri kjo ka ardhur si nevojë për mirëfunksionimin e këtij urdhri, ndërsa në drejtimin e mëparshëm nuk janë zbatuar dhe plotësuar kriteret që lehtësojnë dhe plotësojnë kushtet për mirëfunksionimin e këtij profesioni.

Asambleja e cila zhvillohet në disa nga qytetet kryesore të vendit do përzgjedhë drejtuesin e ri deri në zgjedhjet e reja që do zhvillohen në muajin Janar.

Për psikologët pjesëmarrës në zgjedhje kjo nismë ka ardhur pasi nuk u përmbushen kushtet për trajnimin, dhe mirëfunksionimin e Urdhrit që është mjaft i rëndësishëm si ne aspektin mjekësor , pasi trajton edhe çështje të shëndetit mendor , ashtu edhe psikosocial në shkolla dhe institucione.

Zgjedhjet janë zhvilluar dhe ndjekur nga komisionet e përzgjedhura vendore në prani edhe të noterëve. Urdheri i psikologut numëron rreth 1600 anëtarë në rang vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA