Urdhër-arresti nga SPAK për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, bashkë me kushëririn e deputetit të PS dyshohen për…

17/05/2024 19:10

Në kuadër të operacionit të SPAK është prerë dhe urdhër-arrest edhe për ish-drejtuesin e Policisë së Lezhës, Henrigert Mitri, i cili ka shërbyer pranë dvp Lezhe rreth 8 muaj.

Korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda bën me dije se Mitri dyshohet se ka qenë i përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike në periudhën e pandemisë, sidomos në zonën e Kashnjetit.

Elvis Ndreca, kushëriri i deputetit të PS, Eduard Ndreca, dyshohet po ashtu të ketë lidhje në këtë veprimtari kriminale gjatë kohës kur Mitri ishte në krye të kësaj drejtorie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA