
“20 mijë metra katror të çliruara në Tiranë”/ Rama publikon pamjet e shprishjes së ndërtimeve pa leje: Lokalet do rikthehen me plan të ri
19/07 09:50
Deputetët e PD kërkuan seancë dëgjimore me Guvernatorin e Bankës se Shqipërisë, Gent Sejko, lidhur me problemin e kredive të administruara nga Micro Credit Albania sh.a.
Seanca dëgjimore u caktuar ditën e martë, në orën 11:00.
Prokuroria e Tiranës ka vlerësuar se guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA.
Por, në një reagim, Sejko është shprehur se nuk ka informacion zyrtar nga SPAK apo nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa theksoi se Banka e Shqipërisë nuk ka atribut për të hetuar mashtrimet financiare.
Top Channel