SHBA, përshpejtohet dëbimi i emigrantëve: Shkurtim kohe, nga vite në muaj

17/05/2024 15:43

Në kohën kur emigracioni është kthyer në një prej shqetësimeve kryesore të votuesve amerikanë, administrata e Presidentit Biden njoftoi një nismë të re e cila synon shkurtimin e kohës së vendosjes për emigrantët e sapoardhur në gjykatat e imigracionit nga disa vite në afërsisht gjashtë muaj.

Vendimi vjen në një kohë kur emigracioni është një shqetësim në rritje për votuesit. Sipas kësaj iniciative, emigrantët e pamartuar do të dërgohen në pesë qytete, ku një grup i përzgjedhur gjyqtarësh do të shqyrtojë çështjet e tyre brenda 180 ditëve. Një lëvizje e tillë konsiderohet progress i rëndësishëm s ai takon shqyrtimit të çështjeve në sistemin e mbingarkuar të emigracionit, të cilit aktualisht i duhen  mesatarisht katër vjet për shqyrtimin e një rasti të vetëm.

Vendimet e shpejta për çështjet e imigrantëve do të ndihmojnë autoritetet të dëbojnë më shpejt njerëzit që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend. Nuk është e qartë sakaq se sa emigrantë do të kalojnë përmes këtij procesi të ri, një çështje që tashmë ka ngritur pikëpyetje rreth efektshmërisë së tij. Listat e çështjeve të emigrantëve do të dërgohen në Atlanta, Boston, Çikago, Los Anxhelos dhe Nju Jork. Zyrtarët thanë se këto qytete u zgjodhën sepse gjykatësit e tyre kishin më shumë kohë të shqyrtonin rastet e emigrantëve të porsaardhur, ndërsa konsiderohen edhe si destinacion kryesor i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA