Putin po përdor si armë ‘kërcënimin e emigracionit’ masiv drejt Evropës, thotë Estonia (fotot)

17/05/2024 18:05

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka thënë sot se Vladimir Putin po përpiqet të përdorë si armë kërcënimin e emigracionit masiv, me qëllim të përçajë Evropën, që sipas saj të mos ndihmojë Ukrainën për të mundur Rusinë ne frontin e luftës.

“Kundërshtarët tanë e dinë që emigracioni është pika jonë e dobët dhe për këtë kërcënojnë me emigracionin nga Ukraina”, tha Kallas duke folur nga kryeqyteti Tallinn.

Sipas saj, Rusia e ka krijuar edhe më parë presion në lidhje me emigracionin nga Siria dhe Afrika.

“Duhet të kuptojmë se Rusia po përdor si armë emigracionin, ata i shtyjnë emigrantët drejt kufirit për të provokuar evropianët dhe për të nxitur të djathtën ekstreme”, tha kryeministrja.

Kallas shtonte më tej se situata në frontin e luftës në Ukrainë ishte “shumë serioze” pasi armatimet e premtuara nuk ishin dërguar për Kievin, prandaj kërkonte që “NATO të marrë kontrollin e shpërndarjes së armatimeve”.

Komentet e Kallas vijnë një ditë pasi presidenti estonian Toomas Ilves se rreth ‘30 milionë ukrainas mund të largohen nga vendi’, duke përmbytur Evropën me të tjerë emigrantë.

“Kjo mund të jetë një nga mundësitë,” tha ai, duke shtuar se do të kishte pasoja të rënda për Evropën, ndryshe nga 2 milionë refugjatët nga lufta në Siri në 2015.

FOTO GALERI
1/3
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka thënë sot se Vladimir Putin po përpiqet të përdorë si armë kërcënimin e emigracionit masiv, me qëllim të përçajë Evropën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA