Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka është shpallur në kërkim, pas rreth 50 urdhër arresteve të lëshuara nga GJKKO.
Hetimet e SPAK nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve në aplikacionin Sky ECC që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve, emri i tij u bë publik në dosjen “Metamorfoza”, ku eksponentë të krimit bisedonin me kodet përkatëse në aplikacionim “SKY” ku porosisnin eliminimin fizik të kundërshtarëve të tyre.
Në urdhër arrestet e lëshuara nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe emra të njohur të botës së krimit si Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Doçja, Xhevi Ndoka, Albert Zaja, Valter Bami, Durim Bami, Astrit Avdylaj, Altin Avdylaj, Plaurent Dervishaj apo Endrit Dokle.
Prokuroria e Posaçme (SPAK), më 4 maj dha detaje me anë të një njoftimi zyrtar lidhur me përfundimin e hetimeve për të pandehurit e akuzuar për dosjen “Metamorfoza”.
Hhetimi për Ervis Martinajn mbi përfshirjen e tij në këtë dosje, është veçuar. I shumëkërkuari, shfaqet në bisedat me Behar Bajrin të cilit i kërkon vrasjen e Gjin Ndojit.
Në përfundim të hetimeve, SPAK dërgoi për gjykim dosjen ndaj të pandehurve, Pëllumb Gjoka, Edmond Preka dhe Behar Brajoviç për vrasjen e Gjin Ndojit, si dhe Astmer Bilalit e Ardirit Hasanbegaj për sigurimin e mjeteve për atentatin ndaj Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.
Ndërsa ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri akuzohet për zbulimin e të dhënave sekrete, prishjen e provave dhe korrupsionin e zyrtarëve publikë.
Prokurorit të Shkodrës Xhevair Lita që shfaqej duke komunikuar me anëtarë të grupit për zhvillimin e dosjeve hetimore , i është hequr akuza e grupit kriminal. Ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor.
Top Channel