Kontrolle në banesa pas urdhër arresteve nga GJKKO/ Nga ortakë në armiq, si nisi konflikti mes vëllezërve Duka dhe Ervis Martinajt

17/05/2024 11:46

Policia ushtroi kontrolle në banesat e dy vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, pasi emrat e tyre ishin pjesë e listës së rreth 50 urdhër arresteve të lëshura nga GJKKO.

Dukajt njihen si armiqtë e përbetuar të Ervis Martianajt, i njohur si bosi i lojërave të fatit, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet, ndërsa hetimet vijojnë ende për gjetjen e gjurmëve.

Grupi Duka ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra dhe u përfshinë në një konflikt dhe shkak ishte aktiviteti disa milionë eurosh.

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe dhunoi babanë e Leonard Dukës.

Pas kësaj, Duka tentoi që ta eleminonte fizikisht Martinajn, por pasi dështoi, vrau krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Kreu i klanit ‘Duka’, Leonard Duka u arrestua në një provincë të Brukselit në Belgjikë në shkurt të vitit 2023.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA