Kalimi i pronës publike në private, Basha: Skemë e qeverisë në bashkëpunim me mafian dhe oligarkët 

17/05/2024 11:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën për mediat, foli për projektligjin për kalimin e pronave publike tek privatët, të formalizuar dje në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai tha se ky ligj është në bashkëpunim me mafien e pronave dhe me të ashtuquajturit investitorë strategjik, që nuk është gjë tjetër veçse bashkëpunimi mes një grushti oligarkësh shqiptarë me politikanët e korruptuar të kësaj qeverie.

Basha tha se departamenti Anti-Korrupsion në PD, e ka vendosur këtë çështje në listën e prioriteteve që do ta ndjek në bashkëpunim me të gjithë faktorët anti-korrupsion në vend, që nga organizatat jo-qeveritare, mediat investigative, SPAK dhe partnerët ndërkombëtar dhe natyrisht me theks dhe destinacion të veçant.

“Kalimi i pronave publike në funksion të një skeme tashmë të mirë konsoliduar të kësaj qeverie, në bashkëpunim me mafien e pronave dhe me të ashtuquajturit investitorë strategjik, që nuk është gjë tjetër veçse bashkëpunimi mes një grushti oligarkësh shqiptarë me politikanët e korruptuar të kësaj qeverie.

Departamenti Anti-Korrupsion në PD, e ka vendosur këtë çështje në listën e prioriteteve që do ta ndjek në bashkëpunim në partneritet me të gjithë faktorët anti-korrupsion në vend, që nga organizatat jo-qeveritare, mediat investigative, partnerët ndërkombëtar dhe natyrisht me theks dhe destinacion të veçant. Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, për të parë përfshirjen dhe përfitimin e dyanshme të zyrtarëve të korruptuar shqiptarë të çdo niveli dhe personave që fshihen pas kësaj skeme të pastër korruptive.

Miratimi i djeshëm me votë, njësoj si miratimi i amnistisë para disa javësh, vetëm sa nxjerr zbuluar se as Edi Rama dhe as qeveria e tij jo vetë, që nuk janë serioz, por nuk janë në gjendje të formulojnë asgjë që është e pakorruptuar. Larg prej kësaj, ata vazhdojnë dhe në këto muaj të fundit të mandatit të tyre qeverisës të zhvasin, të shpërdorojnë, të tjetërsojnë çdo pasuri publike dhe taksat e shqiptarëve”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA