“Hetimi të shtrihet prej vitit 2009”, Spaho kundërshton Ndrecën në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë: Doni ta fusni punën në qorrsokak

17/05/2024 12:57

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, Plarent Ndreca deklaroi në mbledhjen e sotme se hetimet duhet të shtrihen që në periudhën e e vitit 2009.

Ndreca: Ne vlerësojmë që kontrata e sterilizimit duhet hetuar në gjithë kontekstin paraprak të kësaj kontrate. Komisioni duhet të ketë informacion të plotë deri në momentin që është lidhur kontrata. Kontrata është lidhur në tetor 2009. Kështu që ne mendojmë se duhet vlerësuar e gjithë panorama. Të kemi informacion para lidhjes së kontratës, në momentin e lidhjes dhe pas lidhjes së kontratës.

Spaho: Kemi kërkuar hetimin e kësaj çështje të caktuar dy kontrata të hetuara, zbatuara nga qeveria e majtë pas 2013 kur erdhi në qeverisje dhe të fillosh të kërkosh para kësaj periudhe do të thotë ta nisësh punën e komisionit në qorrsokak. Nëse jeni të interesuar të hetoni këtë çështje keni të drejtën e perëndisë të hetoni çfarë të doni, por objektin e kemi dy kontratat. Edhe nga ana teknike nuk ka asnjë lidhje çështja që flisni ju. Mos ngelemi tek kjo se do t’i hyjmë një debati pa krye.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA