GJKKO lëshon 43 urdhër arreste/ Operacion në disa qytete me urdhër të SPAK, aksion për kapjen e personave në kërkim

17/05/2024 08:13

Një operacion policor me urdhër të SPAK po zhvillohet këtë të premte në disa qytete të vendit, pasi GJKKO lëshoi 43 urdhër arreste.

Aksioni policor po zhvillohet në disa qytete të vendit, si Vlorë, Krujë, Lezhë dhe Tiranë.

Në Vlorë aksioni ka nisur nisur në orën 04:00 të mëngjesit dhe vijon ende, ndërsa po kryen kontrolle në banesa për persona që janë në kërkim apo dhe ata me precedentë penalë.

SPAK zbarkoi edhe në Lezhë mëngjesin e sotëm dhe aktualisht ndodhen në lagjen SMT ku po bëhen kontrolle të shumta në zonë. Vetëm në qytetin e Lezhës janë lëshuar 10 urdhër arreste.

Sipas informacioneve, hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve në aplikacionin Sky ECC që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi aksionin e SPAK, ku janë aprovuar 43 masa sigurie për akuza nga më të rëndat, si vrasje, sigurim mjetesh për vrasje apo pjesë e organizatave kriminale, ndërsa aksioni i SPAK është vazhdim i dosjes “Metamorfoza”.

Prokuroria e Posaçme (SPAK), më 4 maj dha detaje me anë të një njoftimi zyrtar lidhur me përfundimin e hetimeve për të pandehurit e akuzuar për dosjen “Metamorfoza”.

Hetimi për Ervis Martinajn mbi përfshirjen e tij në këtë dosje, është veçuar. I shumëkërkuari, shfaqet në bisedat me Behar Bajrin të cilit i kërkon vrasjen e Gjin Ndojit.

Në përfundim të hetimeve, SPAK dërgoi për gjykim dosjen ndaj të pandehurve, Pëllumb Gjoka, Edmond Preka dhe Behar Brajoviç për vrasjen e Gjin Ndojit, si dhe Astmer Bilalit e Ardirit Hasanbegaj për sigurimin e mjeteve për atentatin ndaj Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Ndërsa ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri akuzohet për zbulimin e të dhënave sekrete, prishjen e provave dhe korrupsionin e zyrtarëve publikë.

Prokurorit të Shkodrës Xhevair Lita që shfaqej duke komunikuar me anëtarë të grupit për zhvillimin e dosjeve hetimore , i është hequr akuza e grupit kriminal. Ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA