Fëmija gjendet mbi trupin e nënës 29-vjeçare të vdekur nga ataku kardiak në Angli (fotot)

17/05/2024 16:14

Vajza dy-vjeçare i kërkonte nënës së saj “të zgjohej” disa orë pasi e ndjera Lauren Page Smith kishte telefonuar numrin e emergjencës për dhimbje të forta gjoksi dhe të vjella.

Mjekët e ambulancës që erdhën në shtëpinë e saj në Wolverhampton i kishin thënë se “nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar pasi kishin lexuar elektrokardiogramin e kryer ndaj të resë.

Disa orë më vonë Lauren ishte gjetur e vdekur nga nëna e saj Emma Carrington në tragjedinë së 6 janarit të vitit të shkuar.

Autopsia zbuloi se administratorja e re kishte vdekur nga një atak i papritur kardiak, i shkaktuar nga një trombozë në venat e mushkërisë.

Shërbimi i ambulancës së rajonit britanik West Midlands ka pranuar një seri dështimesh që çuan në mos-diagnostikimit dhe vdekjen e Lauren.

Ata i kanë kërkuar ndjesë familjarëve të Lauren, që akuzonin dy mjekët e ambulancës se “e kishin lënë të vdiste”.

Nëna e Emma tha: “jetët tona janë shkatërruar nga ajo që i ndodhi Lauren, e cila kishte të ardhmen përpara”.

“Pranimi i përgjegjësisë nga ambulanca tregon masën e gabimit në mënyrën e trajtimit të  Lauren.

“Ne shpresojmë që këshilli mjekësor të analizojë aftësitë profesionale të mjekëve që u kujdesën për Lauren.”

Fillimisht dy mjekët e ambulancës, pas leximit të aparatit të zemrës i thanë të ndjerës se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, kur në fakt ataku kardiak vazhdonte dhe mjekët lexuan gabimisht të dhënat.

Ata gjithashtu nuk kishin dalluar shenjat e ‘monitoruesit auto-diagnostik’ për shifra “anormale për një femër 18-39 vjeçe”.

Prej keq-leximeve të tyre Lauren vendosi të mos shkonte në spital dhe tragjikisht u gjet e vdekur disa orë më vonë.

Nuk dihet ende çfarë e shkaktoi bllokimin e venave dhe atakun kardiak të së resë.

Zyrtarët mjekësorë thanë se kanë bërë disa ndryshime protokolli bazuar në zbulimet e hetimit, shkruan rrjeti vendas TheSun.

FOTO GALERI
1/3
Vajza dy-vjeçare i kërkonte nënës së saj “të zgjohej” disa orë pasi e ndjera Lauren Page Smith kishte telefonuar numrin e emergjencës për dhimbje të forta gjoksi dhe të vjella.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA