Selia e Partisë Demokratike

Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar datën 11 qershor në orën 10:00 për seancën e rigjykimit të çështjes së vulës së Partisë Demokratike.

Në 27 dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Lartë riktheu për rishqyrtim vendimin e dhënë nga Agron Zhukri që njihte si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën. Në arsyetimin e dhënë nga gjykata e Lartë theksohet se në vendimin e dhënë, janë bërë shkelje proceduriale duke u interpretuar gabim normat dhe ligji procedurial.

Ndërkohë, relatore për çështjen ku do të vendoset se kujt i takon drejtimi i Partisë Demokratike, Lulzim Bashës apo Sali Berishës, do të jetë relatore gjyqtarja Alma Ahmeti, ndërsa pjesëtarë të trupës gjykuese do jenë Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA