Dy gratë vrasin e torturojnë fqinjin e dyshuar si pedofil, gjykata britanike thotë ‘e akuzuan gabimisht’ (fotot)

17/05/2024 15:27

Dy gra në Angli janë shpallur fajtore për vrasjen e torturën e fqinjit të tyre që akuzonin si pedofil për të cilin gjykata tha se nuk kishte prova të ishte i tillë.

Juria dënoi 36 vjeçaren Zoe Rider, dhe 45 vjeçaren Nicola Lethbridge, për vrasjen e grabitjen e Stephen Koszyczarski.

60 vjeçari ishte torturuar dhe vrasëset kishin filmuar pjesë nga sulmi në shtëpinë e viktimës në Sheffield, më 9 gusht të vitit të shkuar.

Gjykata pa sesi sulmueset torturonin viktimën, duke e kërcënuar me të tjera akte dhune dhe duke ofenduar atë për akuzat që i drejtonin.

Në gjyq u tha se dy gratë nuk kishin prova të tregonin se ‘Koszyczarski ishte një sulmues seksual të miturish’.

Në ditën e vdekjes Koszyczarski kishte qenë në kafen e zonës ku i kishte thënë të zonjës se nuk po arrinte të flinte prej zhurmës në lagje.

Më pas ai ishte regjistruar teksa kthehej në shtëpi ndërsa rreth orës 11.20 të mbrëmjes si kishte shtypur një buton alarmi dhe kishte kërkuar ndihmë duke thënë se “ishte sulmuar dhe i gjakosur”.

Prokurori O’Byrne tha: “Ai foli me operatorin dhe kërkoi ndihmë. Zëra femërorë dëgjoheshin në sfond. Stephen ishte dërguar më pas në spital nga punonjësit e ambulancës por vdiq më 11 gusht prej plagëve”.

Koszyczarski kishte plagë në kokë e në qafë, dhe gërvishtje në trup.

Duke folur pas verdiktit prokurori Tom Woodward: “Stephen ishte një burrë i qetë që shikonte punën e tij, nuk ka prova për akuzat e bëra nga sulmueset.” Denimi do te jepet muajin qe vjen.

“Lethbridge e Rider i shkaktuan torturë fizike e mendore dhe jam i lumtur që ato do të kalojnë një kohë të gjatë në burg.”

“Falenderojmë komunitetin për bashkëpunimin por është e trishtë sesi dhuna mund t’i japë fund një jete kaq shpejt duke lënë miqtë e familjarët me këtë boshllëk të madh”, shtoi akuza. /TheSun/

FOTO GALERI
1/3
Juria dënoi 36 vjeçaren Zoe Rider, dhe 45 vjeçaren Nicola Lethbridge, për vrasjen e grabitjen e Stephen Koszyczarski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA