Bombola shkatërroi shtëpinë! Mobilie thyera e të shkrumbuara, kryefamiljari përfundoi në spital

17/05/2024 14:57

Këto janë pamjet nga shtëpia e shkatërruar në fshatin Rraboshtë të Lezhës, ku shpërtheu një bombol gazi. 

Si pasojë është plagosur kryefamiljari Gjergj Pali, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 13:00, dyshohet për shkak të rrjedhjes së gazit, ku më pas shpërtheu bombola, që përdorej për gatim. 62-vjeçari fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por shtëpia e tij është thuajse tërësisht e shkatërruar, me mobiliet e prishura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA