Vuloset përballja televizive/ Biden-Trump do bëjnë dy debate, në qershor e shtator

16/05/2024 13:57

Më në fund, presidenti amerikan Joe Biden dhe rivali i tij i madh republikan ish kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ranë dakord për dy përballje televizive, e datat, janë caktuar tashmë.

Debatet do të zhvillohen  një në 27 qershor dhe një tjetër më 10 shtator. CNN njoftoi se zyrtarët e të dyja fushatave ranë dakord për të mbajtur përballjen e parë pas gjashtë javësh, në studiot e rrjetit televiziv në Atlanta dhe pa publik. Debati i dytë do te drejtohet nga ‘ABC News’.

Trump, i cili në vitin 2020 humbi garën ndaj Biden për t’u rizgjedhur, ka bërë thirrje prej disa javësh për një seri debatesh parazgjedhore. Presidenti Biden ra dakord së fundmi mbi këtë çështje. Të mërkurën, zyrtarët e fushatës se Biden sugjeruar datat në qershor dhe shtator, ndërsa thanë se ai nuk do të merrte pjesë në tre debatet e propozuara për shtator dhe tetor, nga komisioni jopartiak për debatet presidenciale, që ka organizuar të tilla, prej tre dekadash.

Në një postim në faqen e tij në median sociale “Truth Social” Trump shprehej i gatshëm të debatonte me Biden muajin e ardhshëm dhe në shtator. Të dy kandidatët ironizuan me njëri-tjetrin, lidhur me parametrat e debatit, si për shembull se për sa kohë do t’i mbyllej mikrofoni njërit kandidat ndërsa tjetri ishte duke folur dhe se sa kohë do të zgjasë secili debat.

Donald Trump humbi dy debate ndaj meje në vitin 2020 dhe që atëherë, ai nuk është paraqitur për një debat”, ka ngacmuar Biden kundërshtarin. Trump nga ana e tij thotë se Biden ishte “debatuesi më i keq me të cilin ai ishte përballur ndonjëherë, dhe nuk lidh dot dy fjali bashkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA