Shkollat në Angli ndalojnë mësimin e ‘identitetit gjinor’ ndaj fëmijëve të vegjël (fotot)

16/05/2024 21:52

Shkollat në Angli janë urdhëruar sot të ndalojnë t’u mësojnë fëmijëve në shkollat fillore teoritë ‘progresive, liberale’ të të ashtuquajturit ‘identitet gjinor’, apo edukatë seksuale.

Udhëzimet e reja qeveritare informojnë shkollat se nuk mund t’u mësojnë fëmijëve deri në moshën 10 vjeç se “mund të ndryshojnë seksin” e tyre, dhe nëse u kërkohet, t’u mësojnë atyre për “seksin biologjik”.

Shkollat tashmë duhet të informojnë fëmijët se është e paligjshme të ndryshojnë seksin e tyre para moshës 18 vjeçare, ndërsa mësuesit nuk lejohen më të përfshihen në biseda “eksplicite për seksin” me nxënësit deri në moshën 13 vjeçare, sipas rrjetit vendas The Times.

Udhëzimet e publikuara sot thonë se mësuesit, nëse u kërkohet duhet të informojnë fëmijët se “teoria e identitetit gjinor” është e kontestuar, shkruan rrjeti BBC, që do të thotë se është e refuzuar ose e përçmuar në vende të tjera.

Zhvillimi është rezultat i një raporti të vitit të shkuar të deputetes britanike Miriam Cates që zbuloi se fëmijëve te vegjël në shkollat britanike çuditërisht po u mësohej teoria e “fluiditetit gjinor” duke nxitur të miturit të mendojnë se i përkasin seksit të kundër ndaj atij biologjik, sipas leksioneve të grupit LGBTQ, Stonewall.

Raporti zbulonte se çuditërisht në shkollat britanike fëmijëve u mësohej për ‘avantazhet e seksit dhe si të masturboheshin’, çka solli zemëratë nga prindërit e komunitetet.

Raporti zbuloi se në rreth 50 përqind të shkollave angleze përdoreshin materiale seksuale nga palë të teta për fëmijët, si nga organizata LGBT dhe të afiliuara me to, apo grupe liberale që nxisin politikat e tyre.

Shumica e të gjitha politikave gjinore ndaj fëmijve bëhej pa dijeninë e prindërve dhe kjo nxiti zyrtarët të ngrinin alarmin me prindërit nëse fëmija i tyre tregonte shenja të sjelljeve transgjinore.

Grupet transgjinore me lidhje të majta, kundërshtonin vendimin duke thënë se qeveria po i përdorte fëmijët për “kapital politik”.

Paul Whiteman, sekretari i sindikatave shkollore vendase nuk ishte i bindur: “Nëse këto informacione janë të vërteta, qeveria duhet të japë prova që tregojnë se kufizimet se kufizimet përmirësojnë mbështetjen ndaj fëmijëve dhe të rinjve”. /BreitbartNews/

FOTO GALERI
1/3
Fëmijëve te vegjël në shkollat britanike çuditërisht po u mësohej teoria e “fluiditetit gjinor” duke nxitur të miturit të mendojnë se i përkasin seksit të kundërt ndaj atij biologjik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA