Miliarderja trashëgimtare minierash Gina Rinehart, me pasuri të llogaritur në më shumë se $25 miliardë, i ka kërkuar galerisë kombëtare të artit në Australia të heqë një portret të saj të vënë në shfaqje, pasi është cilësuar si ‘i papërshtshëm’.
Kërkesa e gruas më të pasur në Australi deri tani është refuzuar nga galeria, e cila është përgjigjur duke thënë se “mirëpret një diskutim” për çështjen e portretit artistik.
“Prej vitit 1973, galeria blen vepra të kompanisë ‘Jackson Pollock’ të cilat janë të shfaqura në muret e galerisë. Veprat e artit kanë si qëllim të frymëzojnë e të nxisin eksplorimin”, thuhej në një deklaratë.
Portreti është pjesë e punimeve të artistit Vincent Namatjira ku përfshihen gjithashtu pasqyrime disi te transformuara të muzikantëve të famshëm, të mbretit dhe ish-mbretëreshës së Anglisë, të politikanëve apo familjarëve të tij, ndërsa do të qendrojë në shfaqje deri në 21 korrik.
Galeria thotë se ekzibicioni hedh një sy “humoristik ndaj historisë së politikës dhe pushtetit, duke i parë ato nga këndvështrimi i aborigjenëve”, ndërsa kritikët thonë se galeria po vepron me udhëzime të partisë komuniste kineze duke vënë në lojë figurat vendase.
Sportistë të njohur si kombëtarja vendase e notit kanë nisur të bëjnë fushatë për heqjen e pikturës së papërshtatshme së Rinehart, e cila ka bërë donacione të konsiderueshme për aktivitetin në rajonin Queensland.
Galeria tha se vlerësonte interesimin e notarëve vendas për llogari të Rinehart por akuzonte kritikët se “përpiqen të hedhin poshtë gjithçka” për të mbrojtur gruan më të pasur në vend. /TheMirror/
Top Channel