Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi të enjten një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese, sipërmarrës dhe përfaqësues të institucioneve arsimore të kësaj treve.
“Mirdita është një pasuri e Shqipërisë, jo vetëm e trevës, për shkak të historisë, kulturës, trashëgimisë, jo vetëm historike, kulturore e sociale, por edhe asaj shpirtërore”, u shpreh ai.
Presidenti Begaj gjatë bisedës me drejtuesit vendorë, deputetët e zonës dhe dom Gjergj Metën, Ipeshkëvin e Dioqezës së Rrëshenit, të cilin e përgëzoi për aktivizimin e tij si misionar në ndihmë të banorëve.
Këto vlera, bashkë me bukuritë që Zoti i ka dhënë trevës së Mirditës, sipas Presidentit Begaj, promovohen përmes bashkëpunimit.
“Pavarësisht se jeni të zgjedhur të opozitës, jeni bashki e Shqipërisë, bashki e qytetarëve. Për çdo nevojë, duhet që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të reflektohet ndaj problemeve që kanë”, tha Begaj.
Me këtë mesazh kundër ndasive partiake iu drejtua Presidenti Begaj përfaqësuesve të Bashkisë së Mirditës.
Gjatë kësaj bisede, Kreu i Shtetit bëri bashkë socialistë e demokratë, pasi veç drejtuesve vendorë të opozitës, morën pjesë dhe deputetët Eduard Ndreca i PS-së dhe Elda Hoti e PD-së.
Top Channel