![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/20241110-02-trump-putin-split_hd-800x450.jpg)
12/02 20:04
Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump kanë pranuar të dy një ftesë nga CNN për të debatuar më 27 qershor, një përballje historike e hershme që do të vendosë tonin për muajt e fundit të fushatës 2024.
“Kam marrë dhe kam pranuar një ftesë nga CNN për një debat më 27 qershor. Rradha për ty, Donald. Siç thatë ju: kudo, në çdo kohë, në çdo vend”, tha Biden në një postim në X. Trump më vonë i tha Kaitlan Collins të CNN: “Përgjigja është po, unë do të pranoj“.
Lajmi është zhvillimi më i fundit në një përshkallëzim të shpejtë mbi debatet mes dy rivalëve politikë.
Top Channel