![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-10T154837.144-800x450.jpg)
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova ka reaguar për sulmin që tronditi vendin ditën e sotme ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur kryeministri Robert Fico.
Duke bërë me dije se autori 71 vjeçar, një shkrimtar i njohur në Sllovaki është arrestuar, Caputova e cilësoi ngjarjen si një “sulm ndaj demokracisë” dhe theksoi më tej se nuk duhet të ketë ndalje në përfundime pa pasur një pasqyrim të plotë të rezultateve të hetimeve.
“Jam e tronditur, ne të gjithë jemi të tronditur nga ky sulm i tmerrshëm nda kryeministrit Robert Fico. Diçka e tmerrshme ka ndodhur të cilën ne ende nuk po e kuptojmë sesi ishte e mundur. Fillimisht është sulm ndaj një personi dhe më pas edhe sulm ndaj demokracisë së vendit”- u shpreh Caputova në një deklaratë para gazetarëve.
Top Channel