Pas dy ditësh, autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” i jep fund arratisë, vihet në pranga 23-vjeçari

15/05/2024 22:50

Ka përfunduar mbrëmjen e kësaj të mërkure arratia e autorit të dyshuar të vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja”, 28-vjeçarit Novruz Cenalia.

Korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi bën me dije se 23-vjeçari Azgan Mërnica, është vënë pranga.

Nga informacionet paraprake, mësohet se ka qenë babai i 23-vjeçarit dhe daja i tij, që e kanë bindur të dorëzohet tek autoritetet, ndërsa dyshohet se fshihej në afërsi të fshatit Dërmenas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA