Mbeti i plagosur pas atentatit me armë zjarri, gjendja e kryeministrit sllovak jashtëzakonisht e rëndë! Ministri: Nuk kemi lajme të mira

15/05/2024 20:36
Momenti kur kryeministri sllovak transportohet në spital

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është në gjendje shëndetësore jashtëzakonisht të rëndë pasi mbeti i plagosur në një atentat që iu bë mesditën e sotme (15 maj).

Ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kalinak ka deklaruar se kryeministri është duke iu nënshtruar një operacioni dhe se gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

Në një konferencë shtypi jashtë spitalit, Kalinak tha se mjekët po luftojnë për të shpëtuar jetën e Ficos i cili ka pësuar një “politraumë” të rëndë pas disa të shtënave me armë.

“Shëndeti i Ficos është serioz, gjendja e tij është e keqe. Nuk kemi lajme të mira për momentin dhe shpresojmë në duart e mjekëve specialistë në spital”- tha ai.

Kaliňák tha se operacioni ka filluar para tre orësh e gjysmë dhe është ende në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA