29/12 14:15
Artileria ruse goditi këtë mbrëmje një lagje qendrore të Kharkivit, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë pas kryeqytetit Kiev, sipas guvernatorit rajonal Oleh Sinekhubov .
Në postimin e tij në Telegram, Sinekhubov thotë se një ndërtesë pesëkatëshe është goditur dhe dy të plagosur janë dërguar në spital.
Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, është shpesh në shënjestër të forcave ruse, por në javët e fundit sulmet janë intensifikuar. Forcat ushtarake ruse janë përforcuar në pjesën veriore të qarkut, ku kryengritësit kanë kapur 12 komunitete, sipas raporteve zyrtare.
Top Channel