Mohamed Amra i njohur me nofkën “Miza” i cili u arratis ditën e djeshme nga policia teksa po transportohej në një burg tjetër të Francës, ka një të kaluar kriminale në grabitje dhe krime të tjera.
Gjatë arratisjes ditën e djeshme mbetën të vrarë dy efektivë policie dhe u plagosën tre të tjerë , ndërkohë që menjëherë nisën kërkimet menjëherë të autorit. Mohamed Amra 30 vjeç u ndihmua nda disa persona të maskuar të cilët sulmuan automjetin e burgut në autostradën A154 pranë Incarville në veri të Francës.
La vidéo de l’attaque du fourgon pénitentiaire à #Incarville pic.twitter.com/FhttBFL2AE
— Thomas Joly (@ThomasJoly732) May 14, 2024
Dokumenti i tij penal, përfshin të paktën 13 dënime për kundërvajtje (drejtim pa leje, vjedhje, rezistencë ndaj autoritetit dhe sjellje fyese), por edhe për trafik droge. Ai nuk ishte i regjistruar si i burgosur i radikalizuar.
Një burim policor e përshkroi atë për Le Parisien si kreun e një rrjeti të trafikut të drogës , ndërsa BBC shton se ai kishte lidhje me grupet mafioze në Marsejë.
La vidéo de l’attaque du fourgon pénitentiaire à #Incarville pic.twitter.com/FhttBFL2AE
— Thomas Joly (@ThomasJoly732) May 14, 2024
Niveli i tij i mbikëqyrjes së fundmi ishte rivlerësuar në ‘nivelin 3’ (nga 4), gjë që kërkon praninë e pesë rojeve të burgut dhe një oficeri gjatë lëvizjeve të tij. Pak para arratisjes, Amra ishte paraqitur para një hetuesi në Rouen, i cili po heton një rast të rrëmbimit dhe tentativës për vrasje . Arratisja ndodhi kur Amra po kthehej në burgjet e Evresë.
Amra ishte në gjyq të premten e kaluar për grabitje të rëndë (vjedhje nga supermarkete dhe biznese në periferi të Evre midis gushtit dhe tetorit 2019). Ai u ndoq penalisht për shtatë vepra, u shpall i pafajshëm për katër prej tyre dhe përfundimisht u dënua me 18 muaj burg, megjithëse prokuroria kishte kërkuar 24 muaj.
Rasti i vrasjes, për të cilin po hetohej së fundmi, është ai i një burri në Auban, në jug të Francës, më 17 qershor 2022. Ngjarja lidhet nga autoritetet me trafikun e drogës.
Si ndodhi arratisja
Arratisja e përgjakshme me viktimat e dy punonjësve sofronistë, 52 dhe 35 vjeç, ndodhi në qytetin Evreux në Normandi , kur fugoni me të cilin po transportonin të burgosurin u sulmua nga një person i armatosur mëngjesin e së martës. .
Nga sulmi u plagosën edhe tre persona, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa i treti doli nga spitali. Sipas një burimi policor të kontaktuar nga AFP, sulmi u krye nga “një grup prej disa kriminelësh” , të cilët përdorën dy automjete. Një nga ato automjete u gjet i djegur menjëherë pas sulmit, në një vend të pazbuluar. Të njëjtat burime theksuan se edhe kriminelët janë arratisur, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Ndërkohë, policia lokale e Herves ka nisur një plan të posaçëm për të gjurmuar të burgosurin 30-vjeçar të arratisur dhe banditë të armatosur. Në këtë kuadër janë mobilizuar 200 punonjës policie , të cilët po “krehin” zonën e gjerë.
BREAKING: Special forces deployed after armed attack on prison convoy on A154 motorway in northwest France’s Eure, which left two officers dead and three others seriously injured, French justice minister says#France #Shooting #ArmedAttack #NorthwestFrance #Eure pic.twitter.com/JlR68sjnpk
— Europe Cognizant (@EuropeCognizant) May 14, 2024
Top Channel