Atletico synon “yllin” e sulmit të Romës, “kushton” vetëm 12 milionë

15/05/2024 07:49

Atlético e Madridit po përgatit ndryshime në skuadër për vitin e ardhshëm.

Një nga prioritetet e “Los Colchoneros” është përforcimi i frontit sulmues dhe “El Mundo Deportivo” deklaron se, me përjashtim të Griezmannit, të gjithë sulmuesit e tjerë të ekipit janë në treg dhe mund të largohen nëse vjen një ofertë e mirë.

Kështu, duke cituar burime italiane, “El Mundo Deportivo” e vendos edhe një herë Paulo Dybalan në fokusin e Atléticos. E njëjta media raporton se Roma po shqyrton largimin e argjentinasit, duke pasur parasysh mungesat e tij të shumta për shkak të lëndimit gjatë sezonit të fundit.

Interesimi i Atlético për Dybalan nuk është i ri, pasi është përfolur për një lëvizje të tillë edhe në afatin kalimtar të dimrit, por këtë herë, mund të ndodhë në të vërtetë. Klauzola e lirimit të sulmuesit argjentinas është vetëm 12 milionë euro.

Dybala, i cili mbush 31 vjeç në nëntor, përfundon kontratën me Romën në vitin 2025. Ai ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 9 asistime në 37 ndeshje për Romën në sezonin aktual./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA