Tmerr në Francë teksa sulmues të maskuar ndalojnë furgonin e burgut, vrasin dy roje për të liruar krye-trafikantin (fotot)

14/05/2024 15:19

Janë publikuar pamjet e tmerrit kur sulmues të armatosur kanë ndaluar sot në hyrje të një autostrade në Francë automjetin e burgut ku mbahej trafikanti njohur si “Miza”, teksa hapin zjarr duke vrarë të paktën dy oficerë dhe më pas largohen në këmbë.

Mjeti i burgut u sulmua paraditen e sotme në autostradën A154 pranë Incarville në veri të Francës, në ngjarjen shokuese ku disa të tjerë u plagosën.

Pas masakrës, sulmuesit dhe i burgosuri liruar Mohammed Amra, 30 vjeç, ishin larguar nga vendngjarja.

I burgosuri me nofkën ‘La Mouche’ (Miza), po transportohej mes dy burgjeve në Normandi para se të ndodhte gjakderdhja.

Burime policie thanë për rrjetin vendas Le Parisien se i liruari ishte kreu i një “rrjeti narkotikësh” dhe konsiderohet i rrezikshëm. Ata shtonin se Mohammed kishte tentuar të arratisej nga qelia e tij dhe dy ditë më parë.

Rrjeti vendas BFMTV, tha se herën e fundit Amra ishte dënuar me 18 muaj burg për grabitje në Évreux ndërsa po hetohej për tentativë vrasjeje në Marseille.

Një makinë që besohet se është përdorur nga sulmuesit tip Audi A5 u gjet e djegur në Vatteville.

Policia tha: “Prita ndodhi në sportelin e hyrjes së autostradës në Incarville ku besohet se janë përdorur automatikë Kalashnikov. Tre oficerë burgu kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur.

La Parisien shkruante se një nga oficerët e vrarë në sulmin e sotëm ishte i ditëlindjes 1972 ndërsa një tjetër i vitit të lindjes 1989.

Ministri i drejtësisë Eric Dupond Morretti, tha se një prej viktimave lë gruan pesë-muaj shtatzënë.

President iEmmanuel Macron foli sot pas sulmit të tmerrshëm, duke ngushëlluar familjet dhe premtuar kapjen e autorëve. Kerkimet vazhdojnë. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
Janë publikuar pamjet e tmerrit kur sulmues të armatosur kanë ndaluar sot në hyrje të një autostrade në Francë automjetin e burgut ku mbahej trafikanti njohur si “Miza”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA