![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/p1dtunqg_tom-homan-pope-francis-_625x300_25_January_25_hd-800x450.jpg)
11/02 23:05
Policia ka “blinduar” një pronë në veri të Londrës, pasi një grua e re u qëllua me armë.
Ekuipazhet e urgjencës, duke përfshirë ambulancën ajrore, zbritën në Stamford Hill, pak pas orës 19:30 të mbrëmjes së sotme, kur gruaja u qëllua pranë një rruge kryesore.
Policia Metropolitane tha se nuk ka bërë asnjë arrestim në lidhje me incidentin, pasi vazhdojnë kërkimet për autorin.
Gruaja u trajtua në vendngjarje përpara se të dërgohej në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e saj.
Top Channel