![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/fefafe41-4e49-4168-8a9a-7e93463851ab_w1023_r1_s_hd-800x450.jpg)
Ministria e jashtme e Katarit dënonte sot një sulm nga ekstremistë të dyshuar hebrej ndaj kamionëve që çonin ndihma në Gaza, në një postbllok të zonave të pushtuara të Bregut Perëndimor.
Katari është i përfshirë në negocjatat e armëpushimit bashkë me Egjiptin e SHBA.
Zëdhënësi i ministrisë Majed Mohammed al-Ansari, tha:
“Sulmi ndaj kamionëve të Jordanisë, duke zbrazur e djegur mallrat e ndihmes është diçka për të cilën komuniteti ndërkombëtar nuk mund të heshtë. Mënyra sesi u sulmua kamioni në Rafah, që solli vdekjen e shoferit dhe plagosjen e një pasagjeri, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe askush nuk mund të heshtë përballë këtyre shkeljeve që po ndodhin vazhdimisht”.
“Shkatërrimi dhe vuajtja që po provojnë këta njerëz vijnë nga lufta në Rripin e Gazës dhe mohimi çdo të drejte për të marrë ndihmë, çka do të thotë se Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar. Lejimi i ndihmës nuk duhet të varet nga operacionet në terren por duhet shpërndarë në Gaza pa kufizime”.
Në një tjetër rast OKB konfirmonte se një shofer i tyre nga India kishte humbur jetën sot dhe një tjetër u plagos kur kamioni i ndihmave u godit teksa shkonte drejt një spitali në Rafah.
Ushtria izraelite tha se po e analizonte incidentin dhe se i rezultonte se kamioni ishte goditur prej tyre në një “zonë aktive lufte”, por OKB tha se kishte njoftuar autoritetet për lëvizjen e automjetit./AFP/
Top Channel