“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00, Top Channel zbulon listën ku do aplikohet projekti
25/02 19:54
Top Channel raportoi një ditë më parë për rrezikun nga qentë endacakë në Vlorë, por zgjidhja që kanë gjetur disa persona, është brutale.
Në qytetin bregdetar, ka nisur helmimi i këtyre kafshëve. Dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore të helmuara nga njerëz të paidentifikuar. Për pasojë, në 24 orët e fundit, kanë ngordhur dhjetëra qen endacakë, por edhe shtëpiakë, në zona të ndryshme.
Një ditë më parë, Top Channel raportoi se gati 3 persona në ditë kërkojnë ndihmë në spitalin e Vlorës nga kafshimi i qenve. Shpesh turistët vënë veten në rrezik duke ndaluar për t’i fotografuar qentë duke menduar se janë të sterilizuar dhe jo agresivë.
Top Channel