Aktivistja 28-vjeçare në grevë urie vdes nga ataku kardiak (fotot)

14/05/2024 16:46

Një aktiviste tailandeze që kishte nisur një grevë urie në protestë ndaj burgosjes së saj për “ofendim ndaj monarkisë”, ka vdekur papritur pas dy muajve kur nisi masën ekstreme.

Netiporn “Bung” Sanesangkhom vdiq pasi zemra e saj “ndaloi papritur” mëngjesin e sotëm, njoftonin autoritetet.

28-vjeçarja e ndjerë ishte pjesë e një lëvizjeje të rinjsh që kërkojnë reforma të mbretërisë, ndërsa ishte burgosur më 26 janar për disa akuza, mes të cilave ‘ofendim të monarkisë’.

Ajo kishte nisur grevën e urisë duke pranuar vetëm ujë, ndërsa prej muajit të kaluar nis të pranonte dhe ushqim, sipas raportimeve.

Sanesangkhom kërkonte reforma në sistemin gjyqësor të Tailandës, duke përfshirë dhe ligjin për mbretërorët, që cilëson si kriminale komentet kundër mbretërisë.

Nuk është e qartë se për sa kohë ajo kishte refuzuar ushqimin herën e fundit, teksa zyrtarët thanë se kishte nisur të pranonte ushqim sërish në prill.

Ata shtonin se grevat e urisë kishin bërë që ajo të vuante nga anemia, ndërsa zyrtarët thonin se e ndjera kishte refuzuar vitamina apo suplemente minerale.

Zemra e saj ndaloi sot teksa doktorët thanë se kishin tentuar për disa orë ta risillnin në jetë, para se ta dërgonin në spital.

Deputeti vendas Rukchanok Srinork i cili po apelon një dënim të ngjashëm për ofendim ndaj familjes mbretërore, tha: “Sa herë do të lejojmë që vdekje të tilla të kalojnë pa u ndëshkuar, derisa ata të kënaqen?”/BBC/

FOTO GALERI
1/3
28-vjeçarja e ndjerë ishte pjesë e një lëvizjeje të rinjsh që kërkojnë reforma të mbretërisë, ndërsa ishte burgosur më 26 janar për disa akuza, mes të cilave ‘ofendim të monarkisë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA